Kush jemi ne?


Brigada e elfëve pra… Jo, jo, mos prisni më shumë, thjesht Elf Wally, Elf Agent X,
Elf Bernard, Elf Gloria e disa të tjerë që do të preferonin ende ta ruanin anonimatin e tyre.
Në fakt, “Babagjyshi Sekret” është një projekt i konceptuar nga Shoqata“ Ura ” në pragvitin e fundit, në bashkëpunim me Connext, që synon të intensifikojë atmosferën festive duke dërguar buzëqeshje pikërisht tek ata, për buzëqeshjen e të cilëve, shoqëria jonë ka më shumë nevojë.
Për cilin prej jush, buzëqeshje të dlira, shoqëria jonë ka më shumë nevojë?
Hmm, le t’i hedhim një sy çorapes së letrave!





Sekreti Ynë Me Babagjysh


Në vigjilie të Festave të Fundvitit, kujtuam fëmijërinë tonë, me hartimet e kushtuara Babagjyshit,
në mos letrat e adresuara atij pakthim, në fletore bukurshkrimi e jo me karaktere të ftohta
të shkrimit dixhital. E magjishmja me Babagjyshin...





Misioni i Babagjyshit Sekret


Zanati ynë duhet trashëguar, prandaj misionin po ta delegoj edhe ty.
Bashkohu duke u bërë babagjyshi i një dëshire fëminore.
Pse ti bashkë me ne ?
– Sepse ke në dispozicion mjaft slita gati për fluturim
– Sepse Elf Wally, Elf Agent X, Elf Bernard etj i presin qindra mijëra fëmijë për t’i gostitur
– Sepse i vetëm nuk ia arrinë dot as Babagjyshi i Polit të Veriut
– Sepse gjithmonë e ke ëndërruar një kostum babagjyshi
– Sepse të pëlqejnë sekretet me “Happy End“
– Sepse jeta do të ishte e papërballueshme, nëqoftëse nuk do të besonim
në asgjë që do të na bashkonte
– Sepse Misioni Ynë është i shenjtë
– Sepse e meriton të lumturosh të ardhmen që të meriton
– Sepse gjenetikisht e aprovuar, je edhe më bujar se vjet





Kam Një Dëshirë


Slita po ngarkohet dhe është në gatishmëri në çdo moment për të nisur fluturimin. Atëherë, mirë se na gjetët tek Punishtja e Babagjyshit.
Na urdhëroni, duke na dhënë një dorë në misionin tonë të përbashkët, apo duke na dërguar porosinë e rradhës.
Magjia e festave jeton në shpirtin e atyre që besojnë...





Dua Të Bëhem Babagjysh Sekret


Është zgjedhja juaj se për cilën prej tyre do të bëheni Babagjyshi Sekret i këtij fundviti.
Me përzgjedhjen e letrës, në funksion të rezervimit të saj, ju do të duhet të kryeni proçedurën e regjistrimit,
prej të cilit ose mund të blini dhuratën direkt online ose ta blini në çdo pikë shitje.



Shkruaj në

Një, dy, tre, marrje!
Ding - Dong!..
Nëqoftëse jeni në gjendje të dëgjoni tringëllimën e ziles së festave, do të thotë se shumë shpejt do të lidhemi me ju.
Përshendetjet më të ngrohta nga Poli i Veriut! Në pamundësi për të pranuar thirrje në Punishten e Babagjyshit,
ju lutemi të na shkruani për çdo pyetje e paqartësi.
Ne urojmë që tringëllima e zileve të festave të fundvitit, të dëgjohet edhe në shtëpinë tuaj,
prandaj Babagjyshi ynë ka deleguar misionin tek mijëra bashkëkombasit tuaj, tek Babagjyshët Sekretë.