“… Babagjyshin e përfytyrojnë të ulur
pranë zjarrit bubulak, duke lexuar me kërshëri
çdo letër fëmije dhe duke menduar se cili prej tyre
do të meritonte një dhuratë në Natën Magjike.
Por, në të vërtetë, gjërat janë paksa më ndryshe!
Jeta e elfëve dhe e Babagjyshit, që fëmijët e duan
aq shumë, ndonjëherë mund të ndërlikohet në
mënyrë të befasishme e t’i përfshijë ata në biseda
të gjata ose edhe më shumë se kaq, në aventura
të çuditshme.
Ja, pikërisht në një mëngjes dhjetori, kur dita
dukej se kishte nisur mirë e bukur, dy elfë po
flisnin të shqetësuar mes tyre dhe po përpiqeshin
të kuptonin diçka më shumë rreth fjalëve që
Babagjyshi kishte shqiptuar atë mëngjes …”
Çmimi: 1000 Lekë
Shtëpia Botuese: Pegi
Librin mund ta blini fizikisht
EKSKLUZIVISHT në pikat SPAR dhe INTERSPAR me vendodhje në pikat e mëposhtme: